Ndërlidhjet

Sllovjansk: Vëzhguesi i rrëmbyer paraqitet para mediave


Pamje nga qyteti Sllovjansk

Pamje nga qyteti Sllovjansk

Koloneli gjerman, Alex Schneider, njëri nga vëzhguesit e OSBE-së të rrëmbyer nga forcat proruse në pjesën lindore të Ukrainës, tha sot se ai dhe anëtarët e tjerë të ekipit të tij janë mirë dhe nuk janë keqtrajtuar.

Këto komente ai i bëri para gazetarëve në qytetin Sllovjanks, ku ishte sjellur nga rrëmbyesit e tij.

Mëtutje, ai theksoi se “nuk është prekur” nga rrëmbyesit, prej 25 prillit, kur ai dhe pjesëtarët e tjerë të misionit vëzhgues të OSBE-së janë zënë peng nga personat prorusë në Sllovjansk.

Pak më herët, prefekti i vetëshpallur prorus i Sllovjanskit, Vyacheslav Ponomaryov, ka thënë se vëzhguesit ndërkombëtarë janë “të burgosur të luftës” dhe se do të lirohen vetëm nëse këmbehen për militantët prorusë, që mbahen nga autoritetet e Ukrainës në Kiev.
XS
SM
MD
LG