Ndërlidhjet

Negociatorët e OSBE-së arritën në Sllovjansk


Pamje nga qyteti Sllovjansk
Pamje nga qyteti Sllovjansk
Një ekip i negociatorëve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka arritur në qytetin e trazuar Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës, për të kërkuar lirimin e tetë vëzhguesve të OSBE-së, që mbahen të rrëmbyer nga forcat proruse.

Ekipi i OSBE-së ka shkuar për takim me prefektin e vetëshpallur të Sllovjanskit, Vyacheslav Ponomaryov, i cili tha sot se vëzhguesit e rrëmbyer janë “të burgosur të luftës”.

Vëzhguesit e OSBE-së kishin arritur në pjesën lindore të Ukrainës për ta mbikëqyrë implementimin e marrëveshjes së Gjenevës, me të cilën synohet ulja e tensioneve në këtë vend.
XS
SM
MD
LG