Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Separatistët e okupuan selinë e RTV-së rajonale


Pamje nga tubimi i sotëm prorus në qendër të Donjeckut

Pamje nga tubimi i sotëm prorus në qendër të Donjeckut

Separatistët prorusë e kanë marrë kontrollin ndaj selisë së kompanisë rajonate të Radio Televizionit në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës.

Raportohet se separatistët sot e kanë ngritur flamurin e republikës së vetëshpallur të Donjeckut në ndërtesën e selisë së RTV-së.

Agjencia Reuters raporton se separatistët me maska dhe me mburoja, po qëndronin në hyrje të ndërtesës duke kryer kontrollime, ndërsa separatistë të tjerë me uniforma, mund të shiheshin brenda ndërtesës.

Sot më herët gjatë ditës, protestuesit prorusë në qendrën e Donjeckut kanë kërkuar referendum për federalizimin e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG