Ndërlidhjet

Serbi: Vazhdon diskutimi për zgjedhjen e qeverisë së re


Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Serbisë në Beograd

Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Serbisë në Beograd

Në Kuvendin e Serbisë po vazhdon diskutimi lidhur me programin e punës së qeverisë, të paraqitur nga mandatari, Aleksandar Vuçiq, dhe për përbërjen e qeverisë së re.

Zoti Vuçiq në fjalimin e tij ka premtuar reformim total të ekonomisë së këtij vendi, i cili në vitet e 90-ta ka kaluar nëpër një dekadë të luftërave dhe të izolimit ndërkombëtar, por tash synon pranim në Bashkimin Evropian.

Ai ka theksuar se “ndryshimet dhe modernizimi janë fjalët kryesore” në ekonomi.

Pritet që sonte më vonë, Kuvendi i Serbisë do ta miratoj përbërjen e qeverisë së re të udhëhequr nga zoti Vuçiq dhe programin e punës.

Partia Progresive e tij e ka fituar shumicën prej 158 vendeve në parlamentin me gjithsej 250 deputetë, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 16 mars.

Lideri opozitar liberal, Dragan Gjillas, e ka kritikuar kryeministrin e ardhshëm, duke thënë se ai nuk ka ofruar zgjidhje të reja dhe se “një njeri do t’i marrë të gjitha vendimet, që nuk është mirë për Serbi.

Vuçiq, një nacionalist i linjës së fortë, që është shndërruar në reformues proevropian, e fitoi popullaritetin duke premtuar luftë të pakompromis kundër korrupsionit në rritje, derisa varfëria është e përhapur.

Bashkimi Evropian i ka hapur bisedimet për pranim me Serbinë këtë vit, pasi Serbia është pajtuar për normalizimin e raporteve me Kosovën.
XS
SM
MD
LG