Ndërlidhjet

VMRO dhe BDI fitojnë zgjedhjet parlamentare, Ivanov rizgjidhet President


Ilustrim
Ilustrim
VMRO-DPMNE-ja tek maqedonasit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim tek shqiptarët janë fituesit apsolut të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndërsa veç kësaj, partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski ka fituar edhe zgjedhjet për presidentin e shtetit.

Kandidati i VMRO DPMNE-së, presidenti aktual Gjorge Ivanov, sipas të dhënëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është rizgjedhur në këtë post pas fitores së mbi 55 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes social demokrate të opozitës, Stevo Pendarovski i cili ka marr 44 për qind.

Në zgjedhjet për presidentin kanë votuar 53.15 për qind e trupit të përgjithshëm votues duke u evituar kështu dështimi i zedhjeve për shkak të bojkotit nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në zgjedhjet parlamentare, nga 123 deputetë sa numëron Kuvendi, VRMO-DPMNE-ja ka fituar 62 deputet, LSDM-ja, 34, BDI-ja 18, PDSH-ja 7 deputet ndërsa nga 1 deputet dy parti më të vogla.
XS
SM
MD
LG