Ndërlidhjet

Presidenti Amerikan Barak Obama, në kuadër të vizitës së tij në Azi, sot është nisur për në Filipine, që është edhe shteti i fundit që ai e viziton gjatë vizitës një javore.

Në Manila, Obama do të takohet me presidentin Benigno Aquino, ndërsa pritet që ta mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e Obmaës në këtë shtet vjen me qëllim të nënshkrimit të një marrëveshje sipas të cilës, trupat dhe anijet amerikane do të lejohen që të udhëtojnë përmes portit të Filipineve.

Manila e akuzuar Kinën se po krijon agresivitet gjatë pretendimeve në Detin e Zi ndërsa ka kërkuar nga SHBA-ja mbështetje diplomatike.

Gjatë turneut të tij aziatik Obama ka qëndruar në Japoni, Korenë e Jugut e Malajzi, ndërsa në mënyrë të përseritur ka bërë thirrje që kombet e vogla të mos ngacmohen nga kombet e mëdha, duke iu referuar kështu Kinës.
XS
SM
MD
LG