Ndërlidhjet

logo-print

52 ditë kërkime për aeroplanin, asnjë rezultat


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e kërkimit i kanë quajtur të kota përpjekjet e deritashme në Oqeanin Indian për gjetjen e mbetjeve nga aeroplani i zhdukur i Malaysia Airlines.

Kryeministri australian Tony Abbot, ka thënë sot se “është shumë e vështirë se ne do të gjejmë ndonë mbetje mbi sipërfaqen e oqeanit.

Kërkimet sipas tij janë në ditën e 52-të dhe se, asnjë nga përpjekjet, nuk ka arritur me ndonjë rezultat.

Kërkimet nënujore për fluturimin MH370 sipas tij, do të vazhdojnë në kuadër të një faze të re, dhe se tashmë do të kërkohet në një zonë shumë më të madhe të Oqeanit.

Nëse është e nevojshme, ai ka shtuar se kërkimet mund të shtrihen në një zonë që është 80 me 700 kilometra.
XS
SM
MD
LG