Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli kujton viktimat e Holokaustit


Ilustrim

Ilustrim

Izraeli ka nisur me shënimin e ditëve përkujtimore për të përkujtuar viktimat e Holokaustit.

Një ceremoni solemne në të cilën do të marrin pjesë udhëheqësit e vendit so të mbahet sot.

Në ceremoni do të kujtohen gjashtë milionë hebrenjë, të cilët u vranë nga nazistët gjermanë gjatë Holokaustit.

Më vonë gjatë ditës, në kuadër të përkujtimit, brenda dy minutash do të lëshohen sirenat e të gjitha automjeteve.

Pasagjerët që janë duke udhëtuar do të dalin jashtë makinave dhe brenda asaj periudhe dy-minutëshe, do të qëndrojnë me kokë të ulur.

Kryeministri i Izaelit Benjamin Netanyahu, tha në ditën e parë të ditëve përkujtimore më 27 prill, se Programi bërthamor i Iranit po e kërcenon këtë shtet.

Teksa ka folur në momorialin e Holokaustit Yad Vashem, Netanyahu ka kërkuar nga fuqitë botërore që ti ndihmojnë Izraelit që me çdo kusht, ti shmanget një konfrontimi me Teheranin.

Një ditë më parë lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka vlerësuar se ajo që i ndodhi popullit hebre gjatë Holokaustit, ishte “krimi më i neveritshëm” kundër njerëzimit në periudhën e re.

Nëpërmjet një deklarate për media të shkruar në gjuhën angleze, Abbas ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të afro 6 milionë hebrenjëve të vrarë masivisht gjatë periudhës së Nazizmit.
XS
SM
MD
LG