Ndërlidhjet

17 të vdekur nga tornadot në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Së paku shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur si rezultat i tornadove të fuqishme që kanë goditur disa shtete në jug të Shteteve të Bashkuara.

Një uragan i madh ka kaluar nëpër qytetin Little Rock në Arkansas të dielën, ndërsa kanë mbetur të vdekur gjashtëmbëdhjetë persona.

Një uragan tjetër në verilindje të Oklahomas, ka lënë të vdekur një person.

Ekipet emergjente janë duke kërkuar nëpër qytetet e prekura.

Parashikuesit kanë paralajmëruar se mund të ketë edhe më shumë tornado.

Kryebashkiaku i qytetit Velonia të Arkansas, James Firestone, i tha CNN-it, se aktualisht situata është e vështirë.

Qendra e qytetit sipas tij, është e rrafshuar plotësisht.
XS
SM
MD
LG