Ndërlidhjet

Arabi Saudite: Rritet numri i të vdekurve nga sindromi MERS


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të vdekurve nga sindromi i frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS) vazhdon të rritet.

Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite, ka njoftuar se dy persona të tjerë me sindromin e frymëmarrjes, kanë vdekur më 26 prill duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 94.

Sipas ministrisë, një grua 63 vjeçare ka vdekur në qytetin perëndimor Jeddah, derisa nga i njëjti virus së fundi ka vdekur edhe një burrë 78 vjeçar.

Që nga koha kur është diagnostifikuar virusi në shtator të 2012-tes, sipas ministrisë, 323 persona janë diagnostifikuar me kërtë virus.

MERS është i ndërlidhur me virusin SARS, nga i cili në vitin 2003 kanë vdekur 800 njerëz në mbarë botën.

Tash për tash nuk ka ndonjë mjekim për virusin MERS dhe nuk është e njohur se si ai transmetohet.
XS
SM
MD
LG