Ndërlidhjet

Seperatistët pro-rusë marrin edhe qytetin Kostyantynivka


Ilustrim
Ilustrim
Një stacion televiziv i Ukrainës, raporton se një grup i personave të armatosur e kanë marrë sot në mëngjes, stacionin e policisë në qytetin Kostyantynivka, që gjendet në rajonin e Donetskut.

News Service Television, ka raportuar se personat e armatosur, kanë hyrë në ndërtesë dhe nuk e kanë lejuar stafin punonjës të asaj ndërtese që të hyjnë në vendin e tyre të punës.

Raportet ende të pakonfirmuara, bëjnë me dije se persona të armatosur, e kanë marrë nën kontrollë edhe qendrën e këtij qyteti.

Kostyantynivka e ka një popullësi prej 100 mijë banorësh dhe gjendet rreth 60 kilometra nga Donetsku.

Seperatistët pro-rusë kanë marrë deri më tani ndërtesat qeveritare në disa qytete në lindje të Ukrainës
XS
SM
MD
LG