Ndërlidhjet

Irak: Sot votojnë 1 milion pjesëtarë të forcave të sigurisë


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 1 milion persona sa ka personeli i ushtrisë dhe i policisë në Irak, kanë nisur sot të votojnë në zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet e para që organizohen që nga tërheqja e forcave amerikane në fund të vitit 2011.

Votimi po mbahet nën masa të rrepta të sigurisë dhe atë dy ditë para se të votojnë qytetarët e tjerë me të drejtë vote, 22 milionë sa janë gjithej.

Në kuadër të zgjdhje pritet që të përzgjedhen 328 antarët e rinj sa i ka parlamenti irakian.

Votimi ndodhë në kohën kur Iraku po ballafaqohet me rritje të dhunës nga ana e militantëve.

Vetëm me 27 prill, pesë qendra votimi në qytetin verior të Kirkukut, janë sulmuar nga militantët.
XS
SM
MD
LG