Ndërlidhjet

Rusia dënon gjashtë pjesëtarë të bandës “Rambot e Rusisë”


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në qytetin Vladivostok që gjendet në lindje të Rusisë, i ka dënuar gjashtë meshkuj që kanë nofkën “Rambot e Rusisë”, për vrasjen e tre punonjësve të policisë si dhe për veprën penale të tentim vrasjes, atë të grabitjes, vjedhjes dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Tre anëtarët e grupit - Aleksandr Kovtun, Aleksei Nikitin dhe Vladimir Ilyutikov janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Tre të akuzuarit e tjerë - Maksim Kirillov, Roman Savchenko dhe Vadim Kovtun janë dënuar me burgim me kohëzgjatje prej 8 deri në 25 vite.

Grupi prej gjashtë personash janë arrestuar në vitin 2010-të, pas aksionit të mijëra agjentëve rusë që kanë marrë pjesë në kërkimin, që llogaritet një prej operacioneve më të mëdha të viteve të fundit.

Grupi i ka shpjeguar veprimet e tyre, si një protestë kundër “korrupsionit dhe mungesës së ligjit” në Rusi.

Dy anëtarë të tjerë të grupit, janë vetvrarë gjatë rrethimit tre-ditorë të policisë, kur ishte organizuar aksioni për arrestimin e tyre.
XS
SM
MD
LG