Ndërlidhjet

Obama paralajmëron për sanksionet e reja


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama, ka bërë me dije se saksionet e reja për ta ndëshkuar Rusinë për shkak të dështimit të saj për në implementimin e marrëveshjes ndërkombëtare, do të caktohen sot gjatë ditës.

Teksa po qëndron në Filipine, Obama ka thënë se sanksionet e reja i kanë në cak individët dhe kompanitë ruse, por edhe disa eksportime të teknologjisë së lartë në Rusi.

Moska sipas Obamës, ka mundësi që në mënyrë paqësore ta zgjidhë konfliktin me Ukrainën, por se deri më tani, ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Obama ka saktësuar se saksionet e reja kanë për qëllim që ta shtojnë presionin me qëllim të ndryshimit të sjelljes nga ana e Rusisë por ai, nuk është shprehur i sigurtë nëse sanksionet do të kenë ndonjë ndikim.

Nëse Moska vazhdon edhe më tutje me agresion ndaj Ukrainës, Obama ka paralajmëruar se saksionet e ardhshme mund të prekin bankat dhe mbrojtjen e Rusisë.

Edhe diplomatët e BE-së do të takohen gjatë ditës së sotme për të diskutuar rreth saksioneve të reja ndaj Rusisë.
XS
SM
MD
LG