Ndërlidhjet

Egjipti dënon me vdekje edhe 683 islamistë


Ilustrim

Ilustrim

Avokatët kanë bërë me dije se një gjykatë egjiptiane i ka dënuar sot me vdekje 683 islamistë duke përfshirë edhe udhëheqësin e Vllazërisë Myslimane, Mohamed Badie.

E njëjta gjykatë i ka dënuar më herët edhe 492 persona të tjerë me vdekje e burgim të përjetshëm.

Të dënuarit e sotëm, shumica nga të cilët në mungesë, janë akuzuar për përfshirjen në vrasjen dhe tentim vrasjen e policisë në krahinën jugore Minya, më 14 gusht të vitit 2013.

Gjatë të njëjtës ditë, policia ka vrarë qindra mbështetës të ish-presidenti Muhamed Morsi gjatë përleshjeve në Kajro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet egjiptiane e kanë shpallur forcën kryesore politike të Egjiptit Vëllazëria Myslimane, si një organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG