Ndërlidhjet

Plagoset rëndë kryetari Kharkivit në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Kryetari i bashkisë së qytetit lindor Kharkiv të Ukrainës është qëlluar me armë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hennadiy Kernes është qëlluar pas shpine nga një person i panjohur, gjatë mesditës së sotme.

Shërbimi ukrainas për shtyp, ka bërë me dije se mjekët po bëjnë përpjekje që ta shpëtojnë të lënduarin.

Nuk janë dhënë më shumë detaje.

Kharkiv është qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë

Protestuesit seperatistë pro-rusë, kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare në këtë qytet dhe në qytete tjera në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG