Ndërlidhjet

Putin e ligjvënësit në Rusi diskutojnë rreth Krimesë


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ligjvënësit e këtij shteti, pritet që të diskutojnë sot për aneksimin Krimesë nga ana e Moskës.

Shërbimi për media në Kremlin, ka bërë me dije se Putin dhe anëtarët e Dhomës së lartë të parlamentit rus, do të takohen në kryeqytetin e republikës veriperëndimore të Republikës së Karelias, në Petrozavodsk.

Ndër të tjera, Putin dhe ligjvënësit, kanë planifikuar që të diskutojnë për integrimin e Krimesë dhe të qytetin Sevastopol në Federatën ruse.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë është dënuar nga fuqitë e mëdha derisa Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe Asambleja e përgjithshme e OKB-së kanë thënë se me aneksimin e këtij gadishulli, Rusia e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG