Ndërlidhjet

Presidenti kazak mban ligjeratë rreth integrimit euro-aziatik


Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev
Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev
Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev do ta mbajë sot një ligjeratë në Universitetin Shtetëror të Moskës, mbi integrimin euro-aziatik.

Ligjerata mbahet një ditë para takimit të tij në Moskë, me presidentin rus Vladimir Putin dhe me atë të Bjellorusisë.

Të tre presidentët do të diskutojnë për marrëveshjen rreth krijimit të Unionit Ekonomik Euro-aziaktik, marrëveshje e cila pritet që të nënshkruhet gjatë muajit të ardhshëm.

Zyrtarët rusë kanë bërë përpjekje që në kuadër të këtij Unioni, ti përfshijnë edhe ish-republikat tjera sovjetike.
XS
SM
MD
LG