Ndërlidhjet

UNMIK-u e dënon sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it


Farid Zarif

Farid Zarif

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Farid Zarif, e ka dënuar fuqishëm sulmin me amrë ndaj dy makinave të misionit EULEX, që ka ngjarë më 25 prill në veri të Kosovës.

UNMIK përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se aktet e tilla, janë akte kundër bashkësisë ndërkombëtare në tërësi dhe kundër vlerave të qytetëruara të njerëzimit.

“Akte të tilla nuk duhet toleruar, pavarësisht nga motivi apo rrethanat”, citohet të ketë thënë Zarif.

UNMIK përmes kumtesës, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me drejtësinë, në mënyrë që përgjegjësit për këtë sulm, të vihen para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG