Ndërlidhjet

Irak: Vriten dhjetë pjesëtarë të sigurisë, plagosen gjashtë gazetarë


Ilustrim

Ilustrim

Në ditën kur rreth 1 milion pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë po hedhin votën e tyre, dhe atë dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 30 prillit në të cilat të drejtë vote kanë rreth 22 milionë qytetarë, nga sulme të ndryshme janë vrarë të pakten dhjetë pjestarë të forcave të sigurisë.

Zyrtarët e atjeshëm kanë bërë me dije se tre pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë sot në Irak kur një sulmues vetvrasës e hodhi vetën në erë në një qendër votimi në Baghdadin perëndimorë.

Në qytetin verior të Kirkukut ndërkaq, si rezultat i një shpërthimi afër një qendre të votimit, kanë humbur jetën gjashtë pjesëtarë të tjerë të forcave të sigurisë.

Një polic ndërkaq është vrarë në qytetin Tikrit.

Të pakten një ushtar është vrarë gjatë një sulmi që kishte për cak qendrën e votimit në qytetin verior Mosul.

Si rezultat i një shpërthimi tjetër, janë plagosur gjashtë gazetarë ngase bomba ka goditur autobusin me të cilin po udhëtonin ata.

Në mesin e pasagjerëve të këtij autobusi ishte edhe korrespodenti i Radios Evropa e Lirë, i cili ka shpëtuar i palënduar nga incidenti.

Iraku po përballet me sulme në prag të zgjedhjeve parlamentare, zgjedhje të cilat janë të para që nga tërheqja e forcave amerikane, në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG