Ndërlidhjet

Në Egjipt gjykata ndalon veprimtarinë e një partie politike


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kairo ka vendosur që ta ndaloj veprimtarinë e partisë pro-demokratuike në Egjipt, për shkak të rolit që ka pasur kjo parti në vitin 2011, vit në të cilin u organizuan protesta që çuan në përmbysjen e ish-sundimtarit Hosni Mubarak.

Gjykata e ka marrë këtë vendim kundër grupacionit që njihet si “6 Prilli”, duke aluduar se kjo parti ia ka dëmtuar imazhin shtetit egjiptian.

Ndalimi i veprimtarisë së partisë vjen pasi që tre udhëheqësit e grupit, janë burgosur në dhjetor, ngase janë shpallur fajtorë për pjesëmarrjen në një protestë për mbajtjen e së cilës, nuk kishte pasur leje nga shteti.

Pas rënies së Mubarak, lëvizja tashmë e ndaluar e kishte kundërshtuar edhe presidentin Muhamed Morsi.

Pas rënies së Morsit, grupacioni ishte kritik ndaj qeverisë ushtarake.
XS
SM
MD
LG