Ndërlidhjet

Izraeli mbanë dy minuta heshtje për viktimat e Holokaustit


Ilustrim

Ilustrim

Izraelitët kanë mbajtur sot dy minuta heshtje në kujtim të 6 milionë hebrenjëve të vrarë gjatë Holokaustit.

Autobusët dhe makinat janë ndaluar gjatë këtyre dy minutave.

Shumë nga njerëzit kanë dalë nga makinat e tyre për të qënduar për dy minuta në heshtje solemne.

Edhe këmbësorët që po ecnin, gjatë dy minutave janë ndaluar për të përkujtuar të vrarët.

Sot është dita e dytë e ditëve përkujtimore për të vrarët e Holokaustit.

Sot do të mbahet edhe një ceremoni, në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqsit e vendit.
XS
SM
MD
LG