Ndërlidhjet

Gjermania kërkon nga Rusia të ndikoj në lirimin e vëzhguesve të OSBE-së


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët gjermanë i kanë bërë thirrje Rusisë që ta përdorë ndikimin e saj tek seperatistët pro-rusë, në mënyrë që të lirohen shtatë vëzhguesit e OSBE-së, katër nga të cilët janë gjermanë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, tha sot se i tërë ekipi i OSBE-së duhet të lirohet menjëherë, pa kushte dhe të palënduar.

Seibert ka shtuar se Rusia, duhet të distancohet nga veprimet e seperatistëve pro-rusë, të cilët në qytetin lindor të Ukrainës Slovyansk, e kanë kidnapuar ekipin e OSBE-së.

Komentet e Seibert u bënë në ditën e njëjtë kur ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, e ka telefonuar homologun rus Sergei Lavrov të cilit ia ka paraqitur kërkesat e ngjashme.

Ministri Steinmeier ia ka bërë me dije ministrit Lavrov, se liderët rusë duhet ta dërgojnë një sinjal të qartë tek grupet seperatiste që mbajnë vëzhguesit, e t’iu bëhet me dije atyre se veprimet e tilla janë të papranueshme.
XS
SM
MD
LG