Ndërlidhjet

Gjermania i quan absurde fjalët e Silvio Berlusconit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur absurde fjalët e thëna nga ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, se Gjermania e ka mohuar ekzistimin e kampeve naziste të përqëndrimit.

Steffen Seibert ka thënë se këto pohime “janë aq absurde, saqë qeveria federale as nuk dëshiron ti komentoj”.

Berlusconi pohimet i ka bërë më 26 prill, teksa po bënte fushatë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj.

Seibert gjithashtu nuk ka dashur të komentoj në lidhje me posterët e partisë së Berlusconit të cilat bëjnë thirrje për “Më shumë Itali e më pak Gjermani”
XS
SM
MD
LG