Ndërlidhjet

Numri i të vrarëve në Irak arrinë në mbi 20


Ilustrim
Ilustrim
Në mbarë Irakun janë shtuar sulmet në ditën e sotme kur pjesëtarët e sigurisë po votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Numri i të vrarëve ka arritur në mbi 20 persona.

Sulent kanë ndodhur në ditën kur rreth 1 milion pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë po hedhin votën e tyre, dhe atë dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 30 prillit në të cilat të drejtë vote kanë rreth 22 milionë qytetarë.

Sulme ndaj organeve të rendit janë organizuar në Bagdatit perëndimor, në Kirkuk, Tikrit e Mosul.

Pos të vrarëve, gjatë një sulmi me bomë në një autobus me të cilin po udhëtonin gazetarët, janë plagosur gjashtë gazetarë.

Iraku po përballet me sulme në prag të zgjedhjeve parlamentare, zgjedhje të cilat janë të parat që nga tërheqja e forcave amerikane, në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG