Ndërlidhjet

BE-ja sanksionon edhe 15 zyrtarë të tjerë rusë


Ilustrim
Ilustrim
Burime diplomatike në Bruksel, kanë bërë me dije që qeveritë e vendeve të BE-së, janë dakorduar që listës së të sanksionuarve rusë, t’i shtohene dhe pesëmbëdhjetë emra të rinj si përgjigje ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.

Agjencitë perëndimore të lajmeve, citojnë diplomatë të kenë thënë, se ndaj 15 zyrtarëve të tjerë, do të vlejën masat e njëjta, ajo e ndalimit të dhënies së vizave dhe e ngritjes së aseteve, sikurse që ka ndodhur deri më tani me më shumë se 50 rusë e pro-rusë.

Diplomatët e BE-së janë takuar sot në Bruksel me qëllim të diskutimit rreth sanksioneve.

Procedura për miratimin e sanksioneve kundër 15 zyrtarëve pritet që të përfundoj më vonë gjatë kësaj dite.

Emrat e personave të sanksionuar nuk do të bëhen publike para se ata të shpallen në gazetën zyrtare të BE-së, shpallje e cila ka gjasë që do të ndodhë gjatë ditës së martë.
XS
SM
MD
LG