Ndërlidhjet

Ashton: BE e përkushtuar ta ndihmoj Serbinë


Catherine Ashton dhe Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të sotëm në Beograd

Catherine Ashton dhe Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të sotëm në Beograd

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka ofruar mbështetje për qeverinë e re të Serbisë, në synimin e saj për reformimin e tërësishëm të ekonomisë dhe në rrugën e saj për intergim në Bashkimin Evropian.

Këto komente, Catherine Ashton i ka bërë sot në Beogard, me ç’rast është takuar me zyrtarët më të lartë të këtij vendi, presidentin Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimit me kryeministrin e ri, Vuçiq, zonja Ashton tha se është “absolutisht e entuziazmuar që ishte në gjendje ta bëjë këtë vizitë speciale në Serbi”.

Ajo, mëtutje, ka theksuar se “Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta ndihmuar dhe mbështetur Serbinë në përpjekjet e saj për sigurimin e rrugës së fuqishme ekonomike për popullin e saj”.

Zoti Vuçiq tha se ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian për “reforma të ashpra dhe të fuqishme ekonomike”.

Mëtutje, ai ka theksuar se e vazhdon dialogun me Prishtinën, të cilin, sipas të gjitha gjasëve, do ta udhëheq ai si kryeministër.

“Shumë punë qëndrojnë para nesh, por shumë gjëra janë pas nesh dhe këtu nuk do të jenë të gjitha gjërat e lehta, por jam i bindur se të dy palët e kuptojnë realitetin, edhe ne edhe shqiptarët, dhe do të sillemi në harmoni me këtë realitet, dhe do të arrijmë vendime politike racionale”, tha Vuçiq.
XS
SM
MD
LG