Ndërlidhjet

Vëzhguesit: Dita e zgjedhjeve në rregull, të meta gjatë fushatës


Pamje nga zgjedhjet e djeshme në Maqedoni

Pamje nga zgjedhjet e djeshme në Maqedoni

Liritë themelore janë respektuar dhe kandidatët ishin në gjendje të zhvillojnë fushatë pa pengesa për zgjedhjet e 27 prillit në Maqedoni, por të metat e identifikuara në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale para dy javësh, përfshirë aktivitetet e paqarta shtetërore dhe partiake dhe mbulim me anim dhe të pabalancuar në media në favor të partisë udhëheqëse në qeveri, ose kanë vazhduar ose ishin më i theksuara”, kanë thënë sot vëzhguesit ndërkombëar nëpërmjet një njoftimi për media.

Koordinatorja speciale, Christine Muttonen, e cila e ka udhëhequr misionin afatshkurtër të OSBE-së, tha se “zgjedhjet e djeshme ishin të administruara në mënyrë efektive dhe dita e zgjedhjeve kaloi në mëynrë të qetë, por ka pasur probleme reale para dhe, për fat të keq, pas votimit”.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, ajo ka theksuar se “partia qeverisëse nuk i ka ndarë në mënyrë përkatëse aktivitetet partiake dhe shtetërore, derisa, është për keqardhje, partia kryesore opozitare shpalli se nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve”, dhe ka shtuar se “fuqishëm i inkurajoj të gjithë aktorët politikë të punojnë së bashku për krijimin e ambientit pozitiv paszgjedhor”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë theksuar se kishin vazhduar të jenë kredibile akuzat për keqtrajtim të votuesve, përfshirë presionin nga një parti në votuesit etnikë shqiptarë, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

“Procesi zgjedhor nuk ka kontribuar në reduktimin e tensioneve që ekzistojnë ndërmjet dhe brenda komuniteteve etnike”, tha Stefan Schennach, shef i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
XS
SM
MD
LG