Ndërlidhjet

Rusi: Rasti Navalny kthehet te prokurorët


Aleksei Navalny (djathtas) dhe vëllau i tij Oleg në gjykatë
Aleksei Navalny (djathtas) dhe vëllau i tij Oleg në gjykatë
Një gjykatë në Moskë e ka kthyer te prokurorët rastin kundër figurës së njohur opozitare në Rusi, Aleksei Navalny, dhe vëllaut të tij, Oleg.

Ky vendim u bë sot pas dëgjimeve preliminare lidhur me këtë rast. Aleksei dhe Oleg Navalny janë të akuzuar për vjedhje dhe pastrim të më se 700 mijë dollarëve amerikanë nga kompania franceze e kozmetikës, Yves Rocher.

Navalny e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se ai dhe vëllau i tij po ndiqen për shkak të kritikave të hapura nndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Aktualisht, Aleksei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, është në vuajte të dënimit prej pesë vitesh me kusht, për shkak të dënimit për vjedhje të 500 mijë dollarëve amerikanë. Për këtë dënim Navalny thotë se paraqet, poashtu, shtypje nga ana e Kremlinit.
XS
SM
MD
LG