Ndërlidhjet

logo-print

Greenpeace: Dërgohet anija për ta ndalur tankerin rus


Anija e organizatës Greenpeace "Arctic Sunrise"

Anija e organizatës Greenpeace "Arctic Sunrise"

Grupi ndërkombëtar për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace, thotë se e ka dërguar një anije në drejtim të një tankeri rus me naftë, që për të parën herë është prodhuar në një plaftormë të re në Qarkun e Arktikut.

Greenpeace tha sot se anija “Rainbow Warrior III” është në rrugë për ta konfrontuar tankerin rus “Mikhail Ulyanov”, derisa anija ruse lundron drejt Roterdamit.

Zëdhënësi i orgaizatës Greenpeacce, Ben Ayliffe, tha se “presim që të dy anijet të takohen brenda disa ditësh”.

Në shtator të vitit të kaluar, 28 aktivistë të organizatës Greenpeace dhe dy gazetarë, ishin arrestuar dhe akuzuar për pirateri, meqë ata kishin protestur në një platformë ruse të naftës në Arktik.

Ata ishin liruar në fund të muajit dhjetor, por anija e tyre “Arctic Sunrise” ende mbahet në Rusi.

Kapiten i anijes, e cila është nisur për ta takuar tankerin rus, është Peter Wilcox, i cili ishte kapiten në “Arctic Sunrise” dhe njëri nga të arrestuarit nga autoritetet e Rusisë.
XS
SM
MD
LG