Ndërlidhjet

K. Jugore: Presidentja kërkon falje për fundosjen e anijes


Një person duke i përkujtuar viktimat e fundosjes së anijes afër parmakëve me shirita me ngjyrë të verdhë

Një person duke i përkujtuar viktimat e fundosjes së anijes afër parmakëve me shirita me ngjyrë të verdhë

Presidentja e Koresë Jugore, Park Geun-hey, ka kërkuar falje për dështimin e qeverisë së saj, për ta parandaluar fundosjen e anijes, nga e cila së paku 300 vetë humbën jetën ose janë të zhdukur.

Në deklaratën e sotme, presidentja tha se “ndjen keqardhje se nuk ka gjendë në gjendje t’i pengoj djajtë që kanë vepruar për një kohë të gjatë dhe është lejuar të ndodhë diçka e tillë”.

Kjodeklaratë u bë pasi dha dorëheqje kryeministri i Koresë Jugore, i cili i ka cituar dështime sistematike dhe rregullatore, që kanë kontribuar në fundosjen e anijes Sewol, më 16 prill.

Qeveria e presidentes Park është kritikuar gjërësisht për shkak të korrupsionit të perceptuar dhe mungesë të standardeve të sigurisë, që ndoshta kanë çuar në katastrofën e anijes.

Të afërmit e më se 100 udhëtarëve, që ende konsiderohen të zhdukur, poashtu, e kanë kritikuar ashpër përgjigjen e qeverisë ndaj fundosjes së anijes, duke thënë se vonesat në operacionet e shpëtimit kanë kushtuar me jetë të njerëzve.
XS
SM
MD
LG