Ndërlidhjet

Rusi: Dërgimi i vëzhguesve në Ukrainë – “papërgjegjësi”


Andrei Kelin
Andrei Kelin
Ambasadori i Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Andrei Kelin, ka thënë se ishte “përpërgjegjësi ekstreme” për t’i dërguar vëzhguesit ushtarakë në pjesën lindore të Ukrainës, ku ata janë rrëmbyer nga kryengritësit prorusë, javën e kaluar.

Ai, poashtu, theksoi se lirimi i shtatë vëzhguesve të OSBE-së do të jetë “hap i mirë” kah de-eskalimi i krizës.

Mëtutje, zoti Kelin tha se Moska po ndërmerrte “disa hapa” për sigurimin e lirimit të vëzhguesve, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Këto komente ai i ka bërë dje në një takim të jashtëzaakonshëm të OSBE-së në Vjenë.

Separatistët prorusë në qytetin Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës, i kanë zënë tetë vëzhgues të OSBE-së, më 15 prill. Njëri prej tyre është liruar për shkaqe shëndetësore, ndërsa të tjerët ende po mbahen si “të burgosur të luftës”, siç janë shprehur liderët e separatistëve prorusë.

Gjermania ka kërkuar nga Moska që ta përdorë ndikimin e saj te separatistët për të siguruar lirimin e vëzhguesve.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dje ka kërkuar që secili shtet anëtar i OKB-së me ndikim, duhet të punoj për lirimin e menjëhershëm të vëzhguesve të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG