Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Prefekti i plagosur dërgohet në Izrael


Pamje e një pjese të Harkovit në Ukrainë

Pamje e një pjese të Harkovit në Ukrainë

Prefekti i qytetit Harkov, në pjesën lidnore të Ukrainës, Hennadiy Kernes, është dërguar në Izrael për trajtim, një ditë paasi është qëlluar me plumb në shpinë.

Zyrtarët kanë thënë sot se ai ishte transferuar në një spital izraelit në Haifa.

Zyrtarë shëndetësorë në Harkov thanë se prefekti i plagosur ka pësuar “plagë shumë serioze” por gjendja e tij shëndetësore, megjithatë është “stabile”.

Harkovi është njëri nga qytetet në pjesën lindore të Ukrainës, në të cilat militantët sparatistë prorusë e kishin marrë kontrollin ndaj ndërtesave qeveritare rajonale më herët këtë muaj.

Forcat e sigurisë dhe policia e Ukrainës, më vonë i kanë larguar kryengritësit nga ndërtesat qeveritare në Harkov.

Prefekti i plagosur Kernes, së pari kishte mbajtur qëndrim prorus, por pastaj ishte pozicionuar si lojal ndaj qeverisë properëndimore në Kiev.

Nga ana tjetër sot në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës, policia tha se i ka liruar mbështetësit e qeverisë në Kiev, që dje ishin zënë nga separatistët prorusë.
XS
SM
MD
LG