Ndërlidhjet

Davenport: Kosova dhe Serbia – më tepër besim reciprok


Michael Davenport

Michael Davenport

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka vlerësuar sot se njëra nga të arriturat më të mëdha të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, është rritja e besimit reciprok ndërmjet dy palëve.

Në një tryezë të rrumbullaktë në Beograd, të titulluar “Serbia dhe Kosova – potenciali i bashkëpunimit dhe sfidat thelbësore të perspektivës së përbashkët evropiane”, zoti Davenport tha se përvjetori i marrëveshjes së Brukselit, e cila ishte arritur më 19 prill 2013, është rast i mirë për të përkujtuar se çka është arritur në dialogë deri tash dhe për shqyrtimin e hapave të mëtejshëm.

Sipas tij, pas 24 rundeve të dialogut dhe kohës së shpenzuar në të, është arritur nivel shumë më i lartë i besimit reciprok.

Micheal Davenport theksoi se pa dyshim se mbështetja e BE-së, dhe e shteteve të tjera, e para se gjithash e Shteteve të Bashkuara, ishte më e rëndësishmja për përparimin e arritur në dialog.
XS
SM
MD
LG