Ndërlidhjet

Gjermani: Qeveria distancohet nga ish-kancelari Schroeder


Vlaaldimir Putin (majtas) dhe Gerhard Schroeder gjatë një takimi në vitin 2012
Vlaaldimir Putin (majtas) dhe Gerhard Schroeder gjatë një takimi në vitin 2012
Qeveria e Gjermanisë e ka distancuar vetveten nga ish-kancelari, Gerhard Schroeder, pas raporteve se ai ka marrë pjesë në një pritje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përkundër tensioneve ndërmjet Berlinit dhe Moskës, lidhur me krizën në Ukrainë.

Mediat gjermane kanë raportuar se Schroeder kishte marrë pjesë dje në një takim në Shën Petersburg të Rusisë, të organizuar nga operatori i gazsjellësit Rrjedha Veriore AG.

Schroeder është kryesues i bordit të kësaj kompanie.

Pas takimit, raportohet se Putin ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së 70-të të Schroederit.

Zyrtarët gjermanë thanë sot se Schroeder nuk ishte në Rusi si i dërguar i qeverisë së kancelares, Angela Merkel.

Thuhet se Gerhard Schroeder, që ishte kancelar i Gjermanisë prej vitit 1998 e deri në vitin 2005, ka marrëdhënie të mira me Putinin, ndërsa një herë ka thënë se presidenti rus është “demokrat i përsosur”.
XS
SM
MD
LG