Ndërlidhjet

SHBA: Nga stuhitë – së paku 28 të vdekur


Pamje nga pasojat e një stuhie që e kishte goditur Oklahomën në maj të vitit të kaluar
Pamje nga pasojat e një stuhie që e kishte goditur Oklahomën në maj të vitit të kaluar
Nga një sistem i rrezikshëm meteorologjik, i cili e ka shkaktuar një seri të stuhive vdekjeprurëse gjatë tri ditëve të fundit, në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, janë shkaktërruar shtëpitë dhe bizneset, banorët e frikësuar janë detyruar të gjejnë strehime, ndërsa dhjetëra mijërëz njerëz, sot në mëngjes, kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Derisa stuhia e ka përfshirë një pjesë të madhe prej shtetit Oklahoma e deri në Alabama, numri i të vdekurve ka arritur në së paku 28.

Meteorologët tregojnë se stuhia po vazhdon të lëvizë në lindje, ndërsa sot herët në mëngjes, banorët e Gjeorgjisë dhe Alabamës janë zgjuar nga sirenat, për shkak të erës së fortë dhe shiut të madh.
XS
SM
MD
LG