Ndërlidhjet

Ukrainë: Prorusët - me dhunë në ndërtesën qeveritare


Protestuesit prorusë duke hyrë me dhunë në ndërtesën e administratës rajonale në Luhansk
Protestuesit prorusë duke hyrë me dhunë në ndërtesën e administratës rajonale në Luhansk
Raportohet se afro 3 mijë protestues prorusë në qytetin Luhansk, në pjesën lidnore të Ukrainës, sot kanë depërtuar, disa prej tyre me dhunë, në ndërtesën e administratës rajonale.

Korrespondentët raportojnë se paku 20 të rinjë me shkopinjë metalikë i kanë thyer dritaret për të hyrë brenda në ndërtesë, ku gjendet edhe zyra e guvernatorit rajonal.

Gjatë kësaj kohe, shumë të tjerë kanë pritur jashtë.

Ndërtesa nuk ishte e mbrojtur nga policia.

Para tri javësh, militantët prorusë në Luhansk, qytet me afro 465 mijë banorë, afër kufirit me Rusinë, e kanë okupuar selinë e Shërbimit të sigurisë.
XS
SM
MD
LG