Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi me makinë – bombë së paku 37 të vrarë


Pamje nga një eksplodim i makinës - bombë më herët këtë muaj në Homs
Pamje nga një eksplodim i makinës - bombë më herët këtë muaj në Homs
Nga një sulm me makinë – bombë në qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë, sot janë vrarë së paku 37 vetë, ndërsa janë plagosur 80 të tjerë, ka njoftuar Observatori sirtian për të drejtat e njeriut.

Sulimi ka ndodhur në pjesën që është nën kontroll të forcave të qeverisë.

Sot më herët gjatë ditës, nga një predhë në pjesën qendrore të kryeqytetit Damask janë vrarë së paku 14 vetë.

Kjo dhunë u bë një ditë pasi presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale, që pritet se do t’i fitoj me siguri.

Përkundër luftës civile trivjeçare në Siri, zgjedhjet do të mbahen më 3 qershor.

Nga kjo luftë ndërmjet kryengritësve dhe forcave të qeverisë deri tash janë vrarë më se 150 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG