Ndërlidhjet

logo-print

Dogana parandalon kontrabandimin e 85 kg duhan


Ilustrim

Ilustrim

Oficerët doganorë në Kosovë kanë arritur që të parandalojnë një rast të kontrabandimit me duhan.

Dogana përmes një kumtese të lëshuar ka bërë me dije se 850 kilogramë duhan janë zbuluar gjatë patrullimit të oficerëve në rajonin e Prizrenit, saktësisht në fshatin Shkoze.

Oficerët kishin ndaluar një furgon me targa të Kosovës dhe në të kishin gjetur sasoinë e duhanit për të cilin vozitësi nuk kishte pasur dokumentacion mbi posedimin e këtij malli.

“Oficerët Doganor menjëher kanë konfiskuar sasinë e duhanit të zbuluar, si dhe furgonin, po ashtu edhe ndaj pronarit të mallit është inicuar kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga Dogana e Kosovës
XS
SM
MD
LG