Ndërlidhjet

Lavrov i quan sanksionet e reja si masa që nuk kanë kuptim


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Duke folur rreth sanksioneve të fundit të caktuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i ka quajtur ato sanksione të pakuptimta.

Teksa ka folur në Kubë ku edhe po qëndron për një vizitë, Lavrov ka thënë se sanksionet si të tilla, janë rezultat i politikave të dobëta që i ka Perëndimi.

BE-ja sot i ka publikuar emrat e 15 rusëve të rinj, që hyjnë në mesin e të sanksionuarve, si rezultat i veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Lista e fundit sjell në 48 numrin e të sanksionuarve, të cilëve iu kanë ngrirë asetet dhe iu ka ndaluar hyrja në shtetet e BE-së.

Një ditë më parë edhe SHBA-të kanë njoftuar për saksionet shtesë ndaj Rusisë.

Kësisoji, SHBA-ja në këtë raund të sanksioneve, i ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë dhe 17 kompani që janë të lidhura me presidentin rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG