Ndërlidhjet

Kandidati pro-rus, tërhiqet nga gara për president të Ukrainës


Oleh Tsaryov
Oleh Tsaryov
Mbështetësi i pro-rusëve Oleh Tsaryov, që ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Ukrainë, ka bërë me dije se ka vendosur që të tërhiqët nga gara presidenciale.

Oleh Tsaryov, një liigjvënës nga Partia e Rajoneve, ka njoftuar sot se për të do të jetë rrezik që ta vazhdoj fushatën dhe të takohet me votuesit e tij në Kiev.

Tsaryov iu ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve për president që përfaqësojnë rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës, që të bojkotojnë zgjedhjet e planifikuara për 25 maj.

“Zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen teksa një luftë civile ka nisur, duhet bojkotuar”, ka thënë Tsaryov.

Më herët gjatë këtij muaji, Tsaryov ka thënë se ishte rrahur nga aktivyë pro-ukrainas në Kiev.
XS
SM
MD
LG