Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane paralajmëron rrëzimin e qeverisë në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Lideri i lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Egjipt ka paralajmëruar se dënimet masive me vdekje kundër anëtarëve të kësaj lëvizje, mund të çojnë në rrëzimin e qeverisë së Egjiptit.

Lideri Mohhammed Badie, tha sot se vendimi i gjykatës “është gozhda e fundit në arkivolin e kompetencave të qeverisë”.

Badie, i cili është në mesin e 683 të dënuarve me vdekje një ditë më parë në Egjipt, tha se qeveria e këtij vendi, është në prag të kolapsit.

Vendimet e gjykatës në Egjipt, kanë zgjuar reagime në nivel global.

Qeveria amerikane tha se vendimi është në kundërshtim me standardet themelore të drejtësisë ndërkombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është shprehur se është i alarmuar nga dënimet masive me vdekje, dhe ka paralajmëruar se dënimet e tilla mund ta destabilizojnë rajonin.

Ministria e jashtme e Iranit paralajmëroi në anën tjetër, se aktgjykimet e tilla, mund të kenë pasoja të mëdha politike dhe sociale.
XS
SM
MD
LG