Ndërlidhjet

BE dhe Kievi i bëjnë thirrje Moskës që të diskutojnë rreth gazit


Ilustrim
Ilustrim
Komisioneri i Energjisë në BE Gunter Oetinger, thotë se Komisioni Evropian dhe Ukraina, kanë kërkuar nga zyrtarët rusë, që më 2 maj të takohen në Varshavë, për të diskutuar rreth furnizimit me gazin natyrorë.

Ministri ukrainas i energjisë Yuriu Prodan, së bashku me komisionerin Oetinger, janë takuar një ditë më parë në Bratisllavë, gjatë nënshkrimit të memorandumit mes Ukrainës dhe Sllovakisë, që kjo e fundit ta furnizoj Ukrainën me një sasi të gazit.

Zyrtarët nga Brukseli dhe Kievi, kanë njoftuar se gjatë takimit në Varshavë, do të diskutojnë për aspektet ligjore të furnizimeve me gaz.

Vladimir Çizhov, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në BE, thotë se Moska synon që të zhvillohen bisedime të detajiuzuara për situatën në sferën e energjisë.
XS
SM
MD
LG