Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Nikaj dëgjon hallet e naftëtarëve


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës të kryesuar nga kryetari i saj, Fadil Berjani.

Sipas një kumtese të lëshuar nga MTI-ja, është bërë me dije se anëtarët e shoqatës kanë paraqitur një sërë problemesh që pengojnë zhvillimin e këtij sektori.

“Ne jemi që të lehtësojmë maksimalisht punën e tuaj, por njëkohësisht të mbrojmë konsumatorët. Çdo kërkesë e juaja si Shoqatë, që nuk e dëmton tregun e derivateve të naftës, do të plotësohet”, citohet tu ketë thënë ministri Nikaj përfaqësuesve të shoqatës.

Ministri sipas kumtesës, ka njoftuar naftëtarët lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me trupat për vlerësimin e Konformitetit.

“Tri vite më parë ka qenë me vetëm një trup për vlerësimin e Konformitetit dhe ka ofruar shërbime me çmime prej 75 euro. Ne kemi liberalizu tregun dhe tani çmimet për këtë shërbim kanë rënë në 43 euro. Ne po vazhdojmë me liberalizim të tregut dhe tani pritet të zgjerohet edhe më shumë, që do të ndikoj edhe më shumë në uljen e çmimit”, ka thënë Nikaj.
XS
SM
MD
LG