Ndërlidhjet

Pro-rusët marrin edhe prokurorinë në lindje të Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim
Përveç ndërtesës së administratës rajonale në qytetin Luhansk në Ukrainën lindore, seperatistët pro-rusë kanë hyrë me dhunë edhe në zyrën rajonale të prokurorisë.

Fillimisht është marrë nën kontroll ndërtesa rajonale ndërsa pasi që e kanë përfunduar këtë aksion, disa pro-rusë ia kanë mësyrë edhe objektit të hetuesisë dhe e kanë marrë edhe atë.

Disa raporte kanë bërë me dije se protestuesit pro-rusë kanë hyrë edhe në ndërtesën e televizionit lokal dhe në stacionin e policisë.

U.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka kërkuar që të shkarkohen komandantët e policisë në Luhansk e Donetsk.

Situata e sigurisë në Ukrainën lindore, është përkeqësuar edhë më shumë në ditët e fundit, e sidomos sot.
XS
SM
MD
LG