Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e shqetësuar rreth trajtimit të aktivistëve në Azerbajxhan


Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtëpia e Bardhë në Uashington

Departamenti amerikan i Shtetit, ka shfaqur shqetësimin në lidhje me sitiuatën me të cilën po përballen aktivistët për të drejtat e njëriut në Azerbajxhan.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki, iu tha gazetarëve se ambasada e SHBA-ve dhe ambasadat tjera perëndimore në Baku, po e përcjellin nga afër përballjen e aktiviastëve me gjykatën, që po ndodhë këtyre ditëve.

Shtetet e Bashkuara sipas saj, disa herë, shqetësimin e tyre e kanë bartur tek zyrtarët e Azerbajxhanit.

Tetë aktivistë të rinj në Azerbajxhan po përballen me gjyq për shkak se hetuesia e atjeshme pretendon se ata kanë organizuar çrregillimin e masës dhe kanë posedduar droga e armë ilegale.

Ata janë arrestuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në një protestë anti-qeveritare në Baku, në mars të vitit të kaluar.

Prokuroria ka kërkuar që ata të dënohen me një burgim prej gjashtë deri në tetë vite.

Gjykimi do të rifilloj më 1 maj.

Aktivistët kanë qenë në një grevë urie duke kundërshtuar kështu arrestimin dhe gjykimin ndaj tyre.

Nënat e të paraburgosurve, gjithashtu janë në grevë urie.
XS
SM
MD
LG