Ndërlidhjet

Më shumë se 50 viktima nga dy sulme në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se 50 persona janë vrarë sot gjatë dy sulmeve të ndara, që kanë ngjarë në Siri.

Së paku 37 persona janë vrarë kur një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin qendror të Sirisë, Homs.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se në këtë shpërthim, kanë mbetur të plagosur edhe më shumë se 80 persona.

Një shpërthim tjetër që ka ngjarë sot paradite në qytetin e Damaskut, ka lënë të vdekur 14 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sulmet vijnë një ditë pasi që presidenti sirian Bashar al-Assad e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president.
XS
SM
MD
LG