Ndërlidhjet

Sulmohet me armë parlamenti i Libisë


Ilustrim

Ilustrim

Persona të armatosur e kan sulmuar parlamentin e Libisë, teksa ky i fundit po përgatitej për ta zgjedhur kryeministrin e ri.

Motivi i sulmit që ka ngjarë sot, ende nuk dihet.

Një zëdhënës i parlamentit i ka thënë agjencisë Reuters se disa njerëz janë plagosur kur kishin filluar të shtënat nga personat e armatosur.

Zëdhënësi Omar Hmeidan, ka shfaqur bindjen e tij, se personat e armatosur kanë lidhje me kandidatin tjetër për kryeministër të Libisë.

Dëshmitarët kanë treguar se ligjvënësit e Libisë, janë parë duke ikur nga ndërtesa.

Libia është përballur me situatë të vështirë të sigurisë, që nga koha e përmbysjes së dikatorit Muhamer Gadafi.

Qeveria e Libisë po bën përpjekje që ti kontrolloj milicitë dhe ish-rebelët të cilët kanë ndihumar në rrëzimin e Gadafit, por që tashmë, refuzojnë të çaarmatosen.
XS
SM
MD
LG