Ndërlidhjet

Zannier në Kiev - përpjekje për ti liruar vëzhguesit e OSBE-së


Lamberto Zannier
Lamberto Zannier
Zyrtari i lartë i OSBE-së Lamberto Zannier, ka qëndruar sot në Kiev, në kuadër të përpjekjeve, për ti liruar vëzhguesit e këtij misioni të cilët janë kidnapuar nga seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Zannier, është takuar sot në Kiev me u.d. e ministrit të jashëtm ukrainas Andriy Deshchytsya dhe me ambasadorin e SHBA-së në këtë shtet, Geoffrey Pyatt.

Zannier nuk ka pranuar të jap informacione mbi fatin e shtatë vëzhguesve evropianë, të cilët po mbahen nga rebelët rusë në qytetin lindor Slovyansk.

Me pretendimin se vëzhguesit e OSBE-së janë spiunë të NATO-s, seperatistët pro-rusë i kanë kidnapuar shtatë vëzhgues të OSBE-së më 25 prill.

Ata nga rusët në Ukrainë, po cilësohen si të burgpsur të luftës.

Vëzhguesit e OSBE-së janë kidnapuar në Ukrainë teksa kishin shkuar atje për të shikuar nga afër nëse po implementohet marrëveshja e Gjenevës e arritur me 17 prill, e cila kishte për qëllim qetësimin e situatës.
XS
SM
MD
LG