Ndërlidhjet

Iraku voton në zgjedhjet parlamentare


Irak
Irak
Iraku mban sot zgjedhjet parlamentare. Në garë janë mbi 9,000 kandidatë nga 277 blloqe politike.

Mbi 20 milionë irakianë kanë të drejtë të votojnë për parlamentin prej 328 vendesh.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Irak që nga tërheqja e forcave amerikane më 2011.

Aleanca e kryeministrit Nuri al-Maliki, Shteti i Ligjit, pritet të fitojë shumicën e ulëseve.

Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur Iraku po kalon nëpër dhunën më të keqe sektare në disa vite.
XS
SM
MD
LG